Të fundit

Nga një muaj paraburgim për pesë të dyshuarit për krime lufte ndaj popullsisë shqiptare

Gjykata Themelore Prishtinë ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehurve D.C, D.N, M.SH, N.S dhe S.J, të gjithë të dyshuar se kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje krime lufte kundër popullatës civile.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për secilin.

“Gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse të pandehurit lihen në liri, paraqet rrezik që të njëjtit të ikin dhe të shmangen nga procedura penale, pasi janë shtetas të Republikës së Serbisë dhe mund të jenë të pakapshëm për organet e drejtësisë, po ashtu mund të bëjnë përpjekje të zhdukin provat materiale si dhe të ndikojnë në të dëmtuar ose në të pandehur të tjerë, të cilët gjenden në arrati, andaj gjyqtari i procedurës paraprake vlerësojë se masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhen e pa penguar në këtë çështje juridiko – penale”, thuhej në njoftimin e Gjykatës Themelore.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci