Të fundit

Elshani: Ne si Polici nuk e dimë pse ura vazhdon të jetë e mbyllur

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e veriut, Veton Elshani tha se nuk ka arsye që Ura e Ibrit të vazhdojë të jetë e mbyllur, derisa tha se vlerësimi i sigurisë për hapjen e saj është pozitiv.

Në takimin konsultativ me qytetarët e komunitetit serb i cili po mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës Veriore, Elshani vlerësoi se Policia e Kosovës i jep dritën e gjelbër hapjes së urës.

“Duke marrë parasysh që merremi me aspektin e sigurisë, ne nuk kemi me fole diçka më shumë përpos asaj që si Polici shpeshherë e pyesim veten pse është e mbyllur kjo urë! Do të ishte mirë nga ju të dëgjojmë se pse kjo urë do duhet të mbetet e mbyllur, sepse nga aspekti i sigurisë nuk ka ndonjë arsye”, tha Elshani.

Ai, duke folur për aspektin e sigurisë në raport me planin për hapjen e urës, tha se Policia e Kosovës nuk e di arsyen pse ura duhet të vazhdojë të jetë e mbyllur.

“Nëse është për t’u siguruar, do të kishim gjetur forma e metoda për ta siguruar në mënyra të ndryshme. Mirëpo, duke e parë konstruktin praktik të rrugës, të urës, të vendit, të sheshit Car Llazar dhe të rrugëve anësore ne nuk kemi duke e ditë, s’jemi duke e kuptuar pse”, tha ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci