Drita ka mposhtur Audan nga Letonia me rezultat 3 me 1 për të vazhduar misionin drejt kualifikimit në Ligën e Konferencës.
Koha e rregullt përfundoi me rezultat 1 me 0 për Dritën. Ky rezultat çoi ndeshjen në vazhdime, të cilat dhuruan spektakël.
Besnik Krasniqi nga penalltia në minutën e 75-të ia mundësoi Dritës që të shkonte në vazhdime, por që në fillim të këtyre vazhdimeve ekipi letonez realizoi me Tallan në minutën e 91.
Rron Broja me gol në minutën e 102 ktheu shpresën për Dritën, ndërkaq Albert Dabiqaj përmbysi gjithçka në minutën e 115 kur realizoi një gol të bukur me kokë pas harkimit nga Besnik Krasniqi.
Kjo ndeshje është në kuadër të rundit të tretë të kualifikimeve për Ligën e Konferencës.
Drita do të përballet me Legian e Varshavës.
