Të fundit

Detaje të reja për vrasjen në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë

Personi që dyshohet se është vrarë nga kunata e tij në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, është Xhevdet Millaku, i cili punonte në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Gruaja e dyshuar për këtë vrasje është Nazmie Millaku. Policia e Kosovës ka konfirmuar se ajo është vetëdorëzuar.

Sipas informacioneve jozyrtare, gruaja e dyshuar dhe kunati, të cilin dyshohet se e vrau, jetonin në të njëjtin objekt, por që kishin hyrjet e ndara.

Policia ka njoftuar se rreth orës 19:20 ka marrë informatën për vrasjen dhe ka dalë në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin është vetëdorëzuar një grua me inicialet N.M.

“Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci