Të fundit

Votimi i Projektligjit “më të rëndësishëm” të MD-së, reagon Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka mirëpritur miratimin e projektligjit për themelimin e Byrosë për Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ai ka shtuar se si kryetar i kuvendit do të kujdeset që ky ligj të trajtohet me prioritet.

Postimi i plotë:

E mirëpres votimin nga Qeveria e Republikës së Kosovës të projektligjit për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Si kryetar i Kuvendit do të kujdesem që, për shkak rëndësisë së këtij ligji, ai të trajtohet me prioritet.
Pasuria e pajustifikueshme duhet të konfiskohet dhe t’u kthehet qytetarëve.

Më 24 dhjetor, ministrja Albulena Haxhiu procedoi në kuvend Projektligjin për themelimin e byrosë. Në një njoftim publik lidhur me këtë veprim, ministrja tha se ky projektligj “është njëri nga më të rëndësishmit” të përpiluar nga Ministria e Drejtësisë.

Më 24 dhjetor, ministrja Albulena Haxhiu procedoi në kuvend Projektligjin për themelimin e byrosë. Në një njoftim publik lidhur me këtë veprim, ministrja tha se ky projektligj “është njëri nga më të rëndësishmit” të përpiluar nga Ministria e Drejtësisë.

“Sot kemi proceduar për në Qeveri njërin nga projektligjet më të rëndësishme, atë për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme”, kishte shkruar ministrja Albulena Haxhiu.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci