Të fundit

“Hollywood Reporter” përfshin “Zgjoin” në mesin e filmave më të mirë të 2021

“The Hollywood Reporter” ka përshirë filmin e regjisores kosovare Blerta Basholli “Zgjoi” në mesin e filmave që kanë shënuar suksese të jashtëzakoshme gjatë vitit 2021.

“Me një ngjarje e cila zë vend shtatë vjet pas masakrës së serbëve në një fshat të Kosovës, filmi debutues i Blerta Bashollit që është fitues i trefishtë në Festivalin e filmit “Sundance”, trondit jo me kthesat e komplotit apo eksperimentet me të cilat tregohet në mënyrë konvencionale, por me sensin e mprehtë të regjisores për detaje dhe me skena emocionale rrënuese që sjellin dramë dhe heroizëm në filmin i cili e rrëfen historinë e një gruaje të pashkolluar por jashtëzakonisht të vendosur e cila në film portretizohet në mënyrë të shkëlqyer nga aktorja Yllka Gashi”, shkruan për zgjoin mediumi në artikullin e titulluar “Talentet e kinemasë evropiane të vitit 2021”.

Së fundi, ‘Zgjoi’ hyri në listën e ngushtë për nominimet për Oscars./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci