Të fundit

Gjuriq: Lirimi i mallrave serbe në Kosovë është lojë e Kuritit

Ministri i jashtëm serb, Marko Gjuriq, duke komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e bllokadës së mallrave serbe, ka vlerësuar se është mirë që mallrat serbe të hyjnë në Kosovë, së paku përmes një kalimi kufitar, por që fakti që nuk mund të kalojë nëpër kalimet tjera kufitare “do të thotë se ende ka bllokime dhe se dikush nuk dëshiron të heqë barrierat”.

Gjuriq ka deklaruar për televizionin në shërbim të regjimit aktual serb “TV Përva”, se “kjo është filozofia që regjimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti po mundohet ta shtyjë me pretekste të ndryshme”.

“Dhe pas kësaj qëndron synimi për të mbytur ekonominë e serbëve si parakusht themelor për mbijetesën e tij”, ka pretenduar Gjuriq, duke vazhduar se “nuk bëhet fjalë nëse serbët, për shembull, nga Mitrovica e Veriut do të mund të blejnë qumështin e Beogradit “Kravica”, por nëse do të funksionojnë dyqanet, nëse lëndët e para do të qarkullojnë në të dy anët e kufirit (siç e quan ai, “vendkalimit”), transmeton Paparaci.

Gjuriq ka pretenduar se “Kurti dhe regjimi i tij duan të krijojnë kushte të pamundura për komunitetin serb dhe se këtë vendim e kanë marrë nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare, që është edhe “rezultat i përpjekjeve të diplomacisë serbe”.

Mirëpo, sipas shefit të diplomacisë serbe, “Kurti këtë e bën në mënyrë të kufizuar, që do të thotë se ata që jetojnë në Leshak, Mitrovicë të Veriut duhet të udhëtojnë 100 e më shumë kilometra për të marrë mallrat serbe dhe pyetja është se sa do të zgjasin kontrollet në Merdarë”.

“Unë jam skeptik kur është fjala për vullnetin e mirë të Kurtit dhe mendoj se bashkësia ndërkombëtare duhet ta sanksionojë atë më fort”, ka pretenduar Gjuriq.

Ai ka shtuar se “zyrtarët serbë po krijojnë konsensus në bashkësinë ndërkombëtare se sjellja e Kurtit është e papranueshme dhe tregon se është një proces afatgjatë, pra nuk ka zgjidhje të menjëhershme”.

Megjithatë, siç thotë ai, “lajmi i mirë është se Serbia si vend dhe popull është organizuar seriozisht dhe se përpjekjet e bëra nga presidenti Aleksandar Vuçiq tashmë po japin rezultate të dukshme edhe në mesin e fuqive kryesore perëndimore që janë tradicionalisht përkrahës të pavarësisë së Kosovës”, ka përfunduar Gjuriq, duke mos harruar detyrën që ta lavdërojë liderin e tij suprem./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci