Të fundit

​Haradinaj: Kurti është tradhtar, spiun, agjent e njeri i Serbisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vazhduar ta quaj spiun të Serbisë, kryeministrin Albin Kurti.

Ai tha se Kurti është agjent, njeri i Serbisë dhe tradhtar, pasi siç tha e la ushtrinë pa bukë, përveç pa veshmbathje e paga të dinjitetshme.

“Në këtë foltore herët i kam thënë mashtrues. Shumica e njerëzve kanë menduar se buron vetëm nga opozitarizmi. Ju lutem angazhimi i tij ditor është i tëri mashtrim. Ai nuk punon në interes të këtij vendi. Kurti në mënyrë sistematike, në vazhdimësi e dobëson vendin që drejton. Po i dobëson shtyllat jetike të vendit, ato të sigurisë. Po godet pamëshirshëm Policinë, AKI-në dhe ushtrinë në mënyrat më të ulëta të mundshme dhe po vazhdon të godit. I kam thënë një ditë këtu se është spiun i Serbisë. Po është tradhtar ai njeri që e len ushtrinë e vet pa bukë. Ky njeri e ka lënë ushtrinë e vet pa bukë, pse e bën ky këta? Pse po i ndodh këtij? Pse s’i ndodhi dikujt gjatë ekzistencës sonë që 20 vjet? Të gjitha janë rastësi a? I ka lënë pa transport, pa veshmbathje pa shumëcka tjetër, tash i la edhe pa bukë. Ju lutem kush e mbron këtë njeri shihni çka jeni duke bërë. Po e mbroni njeriun që arriti edhe ushtrinë me lënë pa bukë…Po bre spiun është, agjentë i tyre, njeriu i tyre. Përndryshe kurrë se kish lënë gjendjen kështu”, theksoi Haradinaj.

Ai në seancën e sotme të Kuvendit, ku po diskutohet për mungesën e ushqimit në FSK, tha se logjistikën për një gjë të tillë e kanë siguruar edhe UÇK-ja gjatë luftës me Serbinë.

“Logjistikën ushtritë e botës që mijëra vjet kanë zgjedhur mënyra me zgjedh. Bile, bile edhe ne në kohën e luftës në UÇK situatën tonë e kemi zgjedh çështjen e logjistikës, ushqimit, veshmbathjes në mënyrën siç kemi ditë. Shumë herë ushqimin e kemi bartur me krah”, theksoi Haradinaj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci