Të fundit

Trump thotë se Kina e respekton sepse Xi e di se ai është “i çmendur”

Donald Trump ka thënë se nëse kthehet në Shtëpinë e Bardhë, Kina nuk do të guxonte ta provokonte sepse presidenti Xi Jinping e di se republikani është “i çmendur”.

Duke folur për bordin editorial të Wall Street Journal, Trump tha se nëse zgjidhet president muajin e ardhshëm, ai do të vendosë tarifa ndaj Kinës nëse ajo kërkon të bllokojë Tajvanin.

“Unë do të thosha: Nëse shkon në Tajvan, më vjen keq që e bëj këtë, do të të taksoj nga 150% deri në 200%,” tha ai.

Në gjurmët e fushatës, kandidati republikan ka argumentuar se kundërshtarët e Amerikës nuk do të vepronin kundër interesave të ShBA nën një presidencë të re Trump, sepse ata do të kishin frikë nga një përgjigje e fuqishme, madje edhe e paparashikueshme, shkruan BBC.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci