Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka reaguar pasi dy qytetarë të kësaj komune u vranë në një lokal në qendër të qytetit.
Elezaj tha se lajmin e ka marrë me dhembje e pikëllim të madh, përderisa shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave.
“Në emrin tim dhe të komunës së Klinës ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Shlivova, miqve dhe të gjithë atyre që i kanë njohur Rexhepin dhe Albisonin!”, ka shkruar Elezaj.
