Të fundit

Një tjetër komunë e madhe ndalon doracakun për “edukimin seksual”

Listës së ndalimit të doracakut “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, iu shtua edhe komuna e Mitrovicës.

Përmes një njoftimi nga kjo komunë, ata thonë se ky vendim u mor me qëllim të rishikimit dhe redaktimit të përmbajtjes së këtyre doracakëve, duke marrë parasysh shqetësimet dhe sugjerimet e prindërve, mësimdhënësve dhe komunitetit lokal, transmeton Klankosova.tv.

“Drejtoria për Arsim e komunës së Mitrovicës ka marrë vendim për pezullimin e përdorimit të doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” në të gjitha shkollat. Drejtoria e Arsimit thekson përkushtimin e saj për ofrimin e materialeve edukative që reflektojnë vlerat dhe nevojat e komunitetit, si dhe për respektimin e standardeve arsimore”, thuhet në njoftim.

Tutje, komuna shton se të gjitha shkollat janë udhëzuar të ndalojnë zbatimin e doracakëve deri në përfundimin e procesit të rishikimit dhe redaktimit.

Deri më tani Lipjani, Prishtina, Skenderaj, Fushë Kosova, Vushtrria, Vitia dhe Deçani janë komunat që kanë ndaluar përdorimin e këtij doracaku.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci