Të fundit

Kryeministri rumun i reagon kryeministrit Kurti: Politika nuk ka vend në sport

Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se UEFA duhet ta dënojë Rumaninë, pas ndeshjes së fundit me Kosovën e cila u ndërpre.

Ciolacu ka shkruar në Facebook se është totalisht e papranueshme që politika të përzihet me sportin.

“Qeveria po përpiqet më kot t’i kthejë fajtorët në viktimë dhe – më keq – kërkon të bëjë presion politik në forumin evropian të futbollit, duke shpresuar në një vendim iluzionist! I them drejtpërsëdrejti dhe qartë se sado që të mundohet nuk e deformon dot realitetin dhe se gjithsesi po ecën në rrugën e gabuar, sepse politika nuk ka vend në sport!”, ka shkruar Ciolacu.

Sa i përket ndeshjes, Ciolacu shkroi se “fajtorët janë të qartë”.

“Mund ta pranoj që lojtarët e Kosovës luajtën më mirë, por kjo nuk është absolute për gjestin në fund të ndeshjes, për të cilin duhet të mbajnë pasojat! Dhe jam i sigurt se kjo është pikërisht ajo që do të ndodhë!”, shkroi tutje Ciolacu.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci