Të fundit

Kryetari i Lipjanit njofton kandidaturën e tij për deputet

Imri Ahmeti, Kryetar i Komunës së Lipjanit, ka njoftuar kandidaturën e tij për deputet, duke theksuar se ky vendim është një reflektim ndaj momentit politik të rëndësishëm që po kalon vendi.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky hap nuk është një zgjedhje për ambicie personale, por një mundësi për të kontribuar më shumë për zhvillimin e vendit dhe për të fuqizuar përfaqësimin e qytetarëve.

Ahmeti ka theksuar se besimi i qytetarëve që i është dhënë si Kryetar Komune është një privilegj dhe përgjegjësi e madhe, dhe angazhimi për përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunës do të mbetet prioriteti i tij kryesor.

Ai është i vendosur që, pavarësisht kandidaturës për deputet, nuk do të lejojë që detyra e tij si Kryetar Komune të ndikojë në përkushtimin dhe angazhimin për zhvillimin e komunës.

Në mesazhin e tij, Ahmeti ka ftuar qytetarët që të angazhohen dhe të bëjnë zgjedhjen për një të ardhme më të mirë për Kosovën, duke nënvizuar se ky është momenti për ndryshim dhe përmirësim të institucioneve dhe jetës politike në vend.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci