Të fundit

Hamza: Sot nderojmë ata që dhanë gjithçka për ta bërë Shqipërinë e Kosovën

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se sot në Kosovë është festë e trefishtë.

Ai ka shkruar se sot nderojmë ata që dhanë gjithçka për ta bërë Shqipërinë e Kosovën.

“Në këtë ditë të rrënjosur në vetëdijen kombëtare e historike të popullit tonë, i kujtojmë Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin, kryengritësin e madh shqiptar nga Mitrovica, i cili i jep edhe më shumë kuptim 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. E kujtojmë komandantin Adem Jashari dhe familjen e tij, që me e nder, heroizëm e sakrificë të pashembullt dhanë jetën e tyre për t’i dhënë jetë lirisë sonë. Daljen e parë publike të UÇK-së, luftën heroike të djemve dhe vajzave tona, ish-krerët e UÇK-së që padrejtësisht po mbahen në Hagë – i kujtojmë dhe nderojmë. Atdhedashuria e tyre, idealizmi i tyre, na frymëzon në rrugën tonë!”, ka shkruar Hamza në Facebook.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci