Të fundit

Haradinaj për Kurtin: Është shefi i korrupsionit, hajnisë – po e mbron veten, jo Kusarin e Pecin 

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se ‘kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti është shefi i korrupsionit dhe i hajnisë’.

Haradinaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se ministrat e Kurtit, nën mbrojtjen e tij kanë guxuar të dhënë aq shumë tenderë njëburimor.

“Ky e ka leju korrupsionin vet, Kurti është shefi i korrupsionit, hajnisë në Kosovë. Ata kur vjedhin, Kurti i mbron dhe i sulmon prokurorët. Nën mbrojtjen  e Kurtit kanë guxu ministrat e tij me dhënë tendera njëburimor aq shumë”.

Ndërsa, teksa foli për skandalet e Mimoza Kusari-Lila e ministrit Faton Peci, Haradinaj thotë se Kurti është shefi i të gjitha këtyre zhvillimeve, pasi sipas tij, asgjë nuk bëhet pa dijeninë e tij.

“Ai po e mbron vetën dhe ata, se këto janë hallkat të të njëjtit zingjir. Kur i kputet një hallkë e din ku mbërrin. Ai është shefi i krejt këtyre zhvillimeve, asgjë nuk bëhet pa dijen e tij, e pa bekimin e tij. Ai është përgjegjësi i parë”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci