Të fundit

Agim Ademi flet për herë të parë për situatën në Rumani

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka folur rreth situatës që ndodhi në Bukuresht, në ndeshjen Rumani – Kosovë.

Lojtarët e Kosovës e lanë fushën më herët seç duhet, pas thirrjeve në tribuna “Serbi, Serbi”.

E, për këtë ngjarje ka folur i pari i FFK-së, i cili tha se “kupa ishte mbushur tashmë”.

“Ajo ndërprerje ndodhi mbushja e kupës. Edhe një herë domethënë sepse ka pasur shumë dilema, askush nuk e di pasi janë poshtë, janë në fushë, janë në atë presion. Sa herë është afruar dikush, për shembull një lojtar me e marrë një top ose diçka, ato fyerje dhe sharje këto gjëra dhe ngarkohet njeriu dhe normalisht ishte momenti që u bë kjo çfarë u bë. U futën brenda dhe gjithsesi nuk pati kuptim dalja më edhe u vendos ashtu ishte një vendim i përbashkët që mos të dalim të luajmë dhe thjesht po duam të krijojmë një standard”, ka thënë Agim Ademi tek “Arena e Yjeve”.

Kosova e humbi ndeshjen në tavolinë pas këtij rasti, derisa Rumania u dënua me mbi 150 mijë euro nga UEFA.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci