Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav është deklaruar pas takimit që përfaqësuesit e QUINT-it patën me kryeministrin Kurti, lidhur me sulmin me eksploziv në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc.
Orav ka thënë se qëndrimi i BE-së është ai që e ka thënë Borrell dhe ai nuk do t’ia shtojë asnjë fjalë.
“Kryeministri pati rastin të na informojë për zhvillimet mbrëmjen e së premtes dhe të premten mbrëma. Pra, nga ana e Bashkimit Evropian, përfaqësuesi ynë Borrell ka bërë një deklaratë të qartë dhe nuk do ta përsëris”, ka deklaruar Orav para gazetarëve.
