Trajneri portugez, Jose Mourinho, i ka reaguar kundërshtarit të tij Pep Guardiola, pasi ky i fundit bëri një krahasim interesnat mes dyshes para disa ditëve.
Ndonëse nuk janë rivalë në kampionat, dyshja akoma krahasohen me njëri tjetrin.
Guardiola tha se të dy ishin të ngjashëm, por ai “thumboi” Mourinhon duke thënë se ai kishte fituar dy herë më shumë tituj të Premier League se Mourinho.
“Shpresoj se nuk do të jetë kështu me mua. Jose dhe unë jemi të ngjashëm, por ai fitoi kampionatin tre herë dhe unë fitova gjashtë. Ne jemi ende të ngjashëm. Jemi dakord për këtë”, kishte thënë Guardiola.
Nuk ka vonuar shumë dhe Mourinho i është kundërpërgjigjur homologut të tij.
“Unë shoh që Guardiola tha diçka për mua. Se ai fitoi Premier Legaue gjashtë herë, dhe unë e fitova atë tre herë. Epo, tani, e fitova me drejtësi dhe është qartë. Nëse do të humbja, do të përgëzoja kundërshtarin që ishte më mirë se skuadra ime. Nuk dua të fitoj duke u përballur me 150 akuza të ndryshme kundër meje”, theksoi Mourinho.
Jose Mourinho FIRES BACK at Pep Guardiola:
“He won six trophies and I won three, but I won fairly and cleanly.
“If I lost, I want to congratulate my opponent because he was better than me.
“I don’t want to win by dealing with 150 lawsuits.” 💀
READ MORE:… pic.twitter.com/eWwNuUk3ks
— Hayters TV (@HaytersTV) December 6, 2024
