Të fundit

Si renditet Shqipëria në indeksin global të lumturisë

Indeksi Global i Lumturisë i renditi pensionistët në Shqipëri të 103-tët mes 143 vendeve të marra në studim. Sipas raportit personat mbi 60 vjeç në Shqipëri janë më të palumtur edhe në raport me grupmoshat e tjera, dhe njëkohësisht niveli i palumturisë  ka ardhur në rritje në krahasim me raportin e vitit 2006.

Në grup-moshën 60+ Shqipëria kishte renditje të dobët, e duke lënë pas vetëm vendet e Afrikës.
Pensionistët shqiptare janë më të palumtur edhe në krahasim me grup moshat e tjera të popullsisë, të rinjtë dhe mosha e mesme (shiko tabelën e mëposhtme). Indeksi tregoi se në vitin 2023 pensionistët shqiptarë kIshin nivele lumturie më të ulëta se në vitin 2006.
Indeksi tregoi se në të gjitha vendet në Evropën Qendrore dhe Lindore ata 60 vjeç e lart janë më pak të lumtur.

Hulumtimet nga paketa globale për lumturinë kanë treguar se pabarazia e mirëqenies ka një efekt më të madh në lumturinë e përgjithshme sesa pabarazia e të ardhurave, raporton monitor. Pabarazia në shpërndarjen e lumturisë pasqyron pabarazitë e aksesit në mirëqenie, duke përfshirë të ardhurat, arsimin, kujdesin shëndetësor, pranimin social, mjediset sociale mbështetëse në familje, etj.

Në moshën mbi 60 vjeç pasojat e mungesës së mirëqenies dhe problemet shëndetësore janë më të mëdha. Vendet me sisteme të forta të shëndetësore dhe mbrojtje sociale kanë një nivel më të lartë të lumturisë për grup moshën mbi 60 vjeç.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci