Të fundit

Macron takon Zelenskyn dhe Trumpin në Paris

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, sot ka zhvilluar një takim të përbashkët me  presidentin ukrainas Volodymyr  Zelensky, si dhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron në Paris, ku edhe janë mbledhur udhëheqës botërorë për të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së katedrales Notre Dame.

Ashtu siç raportohet nga CCN, takimi mes tre liderëve ka zgjatur vetëm pak më shumë se gjysmë ore.

Po ashtu, është bërë e ditur se presidenti amerikan dhe ai ukrainas, ishte paraparë që të zhvillonin takime ndaras me presidentin francez.

Duhet kujtuar që, presidenti i Ukrainës, kishte deklaruar në fundit të muajit të kaluar që është i gatshëm të punojë me Trump dhe se është i hapur për ide të reja.

Megjithatë, përveç takimit dhe një fotoje të realizuar nga të tre bashkërisht, nga liderët s’ka pasur deklarim për media.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci