Të fundit

Zbulohet identiteti i të arrestuarit për sulmin ndaj policit në Suharekë

Shqiptimi i gjobave për thyerjen e rregullave në trafik bëhet shpesh shkaktar që shoferët të revoltohen dhe t’i pengojnë zyrtarët policorë. Përpos ofendimeve, ata eskalojnë edhe në kërcënime dhe sulme fizike, duke ua vështirësuar kryerjen e detyrave zyrtare.

Një rast i tillë ndodhi të enjten në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, ku Policia arrestoi një person, i cili u kap me policët që e dënuan dhe për pasojë përfundoi në ndalim policor.

I dyshuari që u prangos për sulm ndaj një zyrtari policor është Naim Basha.

Basha fillimisht është dënuar për parkim ilegal dhe pasi Policia ia ka lënë fletëparaqitjen, i njëjti i revoltuar në masë të madhe.

Bazuar në informacionet e para, i dyshuari e ka kapur zyrtarin policor për krahu dhe aty ka eskaluar situata.

Një njësi policore ka asistuar dhe e ka arrestuar e shoqëruar të dyshuarin në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit./sinjali

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci