Të fundit

‘Ndëshkimi’ i Amorim për Rashofrdin, zbulohet problemi – futbollisti kishte thyer rregullin kryesor

Është zbuluar arsyeja e prishjes së raporteve mes trajnerit të Manchester United, Ruben Amorim dhe futbollistit, Marcus Rashford.

Gazetari, Laurie Whitwell nga The Athletic ka zbuluar të vërteten për prishjen e tyre.

Ai ka raportuar se Rashford kishte shijuar jetën e natës.

Sulmuesi anglez kishte dalë mbrëmjen e 29 nëntorit, 48 orë para ndeshjes me Evertonin.

Ruben Amorim ishte informuar për këtë dhe e pyeti Rashfordin, i cili i kishte thënë se është keqinformuar për daljen e vonë.

Whitwell po ashtu tha se Rashford në stërvitjen e fundit para se të përballej me Manchester Cityn pati një performancë të mangët, sipas shumë burimeve, disa prej të cilëve thanë se ai dukej i lodhur.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci