Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, përmes një video të publikuar në rrjetin social në Facebook ka folur lidhur me mësimin gjithëditor.
Ajo ka sqaruar edhe njëherë se mësuesve nuk do t’ju zgjatet orari i punës nga zbatimi i projektit të mësimit gjithëditor.
”Nuk zgjatet orari për mësimdhënësit. Rriten njohuritë e shkathtësitë e nxënësve”, ka shkruar ajo.
Më tutje ajo u shpreh se në përmbyllje të gjysmëvjetorit të parë të mësimit gjithëditor në 5 shkolla të Prishtinës, reforma po tregon që rezultatet janë të prekshme me punën e njëjtë, por në një formë tjetër.
Ajo ka publikuar një video në të cilën paraqiten rezultatet e larta të arritura nga mësimi gjithëditor në pesë shkollat e Prishtinës.
