Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen në tentativë që ka ndodhur në Pejë më 22 dhjetor të vitit të kaluar.
Policia një ditë pasi kishte ndodhur kjo ngjarje ka njoftuar se tashmë të arrestuarit dyshohet se pas një zënke të çastit kanë rrahur tre persona, ku gjatë kësaj rrahje kishin përdorur edhe mjete të mprehta.
Për shkak të lëndimeve të rënda viktimat ishin dërguar për trajtim mjekësor, shkruan Paparaci.
Siç njofton policia me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Paparaci.com
