Të fundit

Ilir Daja merr drejtimin e Ballkanit

Trajneri i njohur shqiptar, Ilir Daja, do të marrë drejtimin e skuadrës së Ballkanit.

Daja do të udhëtoj drejt Suharekës, ku do të takohet me drejtuesit e Ballkanit për të finalizuar marrëveshjen.

“Sot udhëtoj drejt Kosovës. Nuk është çështja a e kam firmosur ende kontratën apo jo. Është çështje e marrëveshjes që kemi. Sonte do të kem një darkë me drejtuesit e Ballkanit dhe nesër mund të merrni më shumë informacione. Kaq mund të them për momentin, pasi pastaj nuk kam se çfarë të them”, tha Daja për KOHËN.

55-vjeçari do ta zëvendësojë, Bekim Isufin, i cili u shkarkua nga Ballkani.

Për Dajën do të jetë hera e parë që do ta drejtojë një skuadër kosovare, ndërsa së fundmi ka qenë trajner te Partizani i Tiranës.

Ballkani ka mbyllur stinorin vjeshtor në pozitën e tretë në tabelë me dy pikë më pak se lideri i tabelës, Gjilani.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci