Të fundit

Papa Françesku është rrëzuar dhe ka dëmtuar parakrahun e djathtë

Zyra e shtypit e Vatikanit ka bërë të ditur përmes një njoftimi se Papa Françesku ka pësuar disa fraktura dhe mavijosje, pasi mëngjesin e sotëm është rrëzuar teksa ndodhej në rezidencën e Santa Martës.

Ati i Shenjtë mësohet se ka dëmtuar parakrahun e djathtë, që mjekët ia kanë vendosur në allçi si masë paraprake.

Ky është incidenti i dytë në vetëm një muaj, pasi më 7 dhjetor 2024, Papa Françesku goditi mjekrën në komodinën e tij, çka i shkaktoi një hematomë të madhe në fytyrë.

Megjithatë, Françesku mbajti agjendën e tij, duke mbajtur seancat e ndryshme të planifikuara

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci