Donald Trump sapo ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë me bashkëshorten e tij, Melania Trump.
Presidenti i zgjedhur amerikan u takua me Joe dhe Jill Biden, të cilët i uruan mirëseardhjen.
“Mirë se erdhe në shtëpi”, i tha Biden.
Të katërt do të pinë çaj së bashku në Shtëpinë e Bardhë përpara se Trump të bëjë betimin në ndërtesën e Kapitolit.
