Kandidatja për deputete nga LDK, Rrezarta Krasniqi, ka nderuar ish-kryetarin e komunës së Istogut dhe njërit prej liderëve më të shquar të LDK-së, Fadil Ferati, me rastin e 15 vjetorit të ndarjes nga jeta.
Në një Akademi Përkujtimore dhe gjatë homazheve të mbajtura për Fadil Feratin, Krasniqi ka theksuar rëndësinë e veprës dhe idealeve të tij, të cilat mbeten të përjetshme për Istogun dhe gjithë Kosovën.
Ajo ka përmendur se rrugën e Feratit e vazhdon me përkushtim i biri, Iliri, i cili po udhëheq Istogun me të njëjtat vlera dhe vizion që i kanë shërbyer babait të tij.
“Fadil Ferati ishte një vizionar dhe patriot i palëkundur. Veprat e tij do të mbeten gjithmonë udhërrëfyese për ne”, ka shtuar Krasniqi.
