Të fundit

Vrasja e 48-vjeçares në Llaushë, reagon Blerta Deliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra, ka reaguar pas vrasjes së 48-vjeçares, L.Q., në fshatin Llaushë të Skenderajt, për të cilin rast po dyshohet bashkëshorti i saj, S.Q.

Duke shprehur ngushëllimet e saj për familjen e viktimës, Deliu – Kodra, ka kërkuar nga institucionet që të përgjigjen me shpejtësi, për të vendosur drejtësi në këtë rast.

“Ngjarje jashtëzakonisht e rëndë për të gjithë, vrasja e një gruaje nga bashkëshorti i sajë në fshatin Llaushë të Skënderajt. Dhuna nuk ka qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë mjet për zgjidhje të problemeve, e kurrsesi vrasja.”

“Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e viktimës. Institucionet përkatëse të përgjigjen me shpejtësi dhe vendosmëri, për të vënë drejtësinë për këtë rast tragjik”, shkroi deputetja e PDK-së në Facebook.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci