Të fundit

84 mijë vota nga diaspora

Votat e diasporës, të cilat mund të përcaktojnë shumëçka për ndarjet e ulëseve në Kuvend, janë saktësisht 84 mijë e 64. 80 për qind e të regjistruarve për votimin nga jashtë, morën pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Pak mbi 84 mijë qytetarë kanë votuar nga diaspora në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka konfirmuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të martën.

Gjithsej, 104 mijë votues ishin regjistruar për votime në proces.

Nga ky numër, 80.1 për qind e të regjistruarve, apo pak mbi 84 mijë qytetarë, e kanë hedhur votën e tyre më 9 shkurt, tha sot Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Sipas të dhënave preliminare, numri i votave në përfaqësitë diplomatike në të cilat u zhvillua votimi më 8 shkurt 2025, është 15,352 nga 20,324. Ndërkaq, lidhur me pjesën tjetër të votimit nga jashtë Kosovës, votimin përmes postës, në kutitë postare të KQZ-së në shtete të ndryshme janë pranuar 68,712 pako me fletëvotime”, tha Elezi për Paparacin.

“Në përgjithësi, nga votimi në përfaqësi diplomatike dhe nga pakot e pranuara, përqindja e pjesëmarrjes në votimin jashtë Kosovës është 80.10% (kjo përqindje mund të ndryshojë pas procesit të vlerësimit)”, tha ai.

Elezi tha se pakot me fletvotime të ardhura nga jashtë do t’i nënshtrohen edhe disa procedurave të tjera, përfshira asaj të verifikimin nëse pako u takojnë votuesve të regjistruar nga jashtë.

“Sipas procedurave, pakot me fletëvotime i nënshtrohen procesit të vlerësimit, i cili përfshinë verifikimin nëse ato u takojnë votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat tjera të parapara”, tha Elezi.

Numërimi i këtyre fletëvotimeve do të bëhet në një fazë të mëvonshme, pas përfundimit të numërimit të votave brenda vendit, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci