Të fundit

Hezitimi i Kurteshit, s’tregon nëse VV-ja do ta propozojë për kryeasamblist

Pas marrëveshjes për bashkëqeverisje të arritur ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi Komunal i Gjilanit sot do të zgjedh kryesuesin e saj.

Për Paparacin kanë konfirmuar se emri për kryesues do të propozohet nga LVV-ja. Mirëpo, sipas Ismajl Kurteshit, kjo parti ende nuk është përcaktuar për emrin që do ta propozojë.

I pyetur nëse LVV-ja është duke menduar ta propozojë atë, Kurteshi nuk e ka mohuar e as pohuar.

“Mundem me thënë që marrëveshja është arritur, PDK i ka katër drejtori. PDK ende nuk i ka propozuar emrat e personave për drejtoritë. Ende nuk është definuar emri i kryesuesit, në seancë do të merret vesh kush është. Unë nuk kaq mund të them nga bisedimet, të tjerat do të mësohen në seancë”, tha Kurteshi për Paparacin.

Ndryshe, Kurteshi kishte udhëhequr seancën inauguruese të Kuvendit Komunal në Gjilan, vitin e kaluar, meqë i takoi atij sipas rregullores të Asamblesë si asamblisti më i vjetër në Kuvend.

Sa i përket kryesuesit edhe Arianit Sadiku, tha për Paparacin se ende nuk është dakorduar përfundimisht lidhur me emrin e propozuar për kryesues të Kuvendit Komunal.

“Mund t’i konfirmoj informacionet të cilat po qarkullojnë në media. Detajet e marrëveshjes i dijnë vetëm kryetari Alban Hyseni dhe u.d. i detyrës së kryetarit të PDK-së, Riad Rashiti, të cilët kanë zhvilluar negociatat”, u shpreh asamblisti i LVV-së në Gjilan.

“Kryesuesi i Asamblesë Komunale i takon Lëvizjes Vetëvendosje. Emri i propozuar për kryesues ende nuk është bërë publik, por mund të them se kemi përafrime edhe për emrin”, tha Sadiku.

Mbledhja e Kuvendit Komunal në Gjilan është thirrur për sot, e enjte, në orën 15:00.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci