Të fundit

Aston Villa “arrë e fortë” për Liverpoolin, liderët e ligës marrin vetëm 1 pikë në “Villa Park”

Aston Villa ka barazuar me Liverpoolin me rezultat 2-2 në kuadër të javës së 26-të të Ligës Premier.

Vendasit e nisën shumë mirë takimin, duke shënuar me Marcus Rashford, por për fat të keq të tij goli erdhi nga një pozitë jashtë loje.

Liverpooli mori epërsinë në minutën e 29-të, kur Mohamed Salah shënoi me atë të Diogo Jotas për 1-0.

Por nuk vonoi shumë dhe erdhi goli i barazimit, kur Youri Tielemans shënoi për 1-1.

Kur pritej që të mbyllej pjesa e parë Ollie Watkins shënoi për epërsinë e vendasve për 2-1.

Lideri i Ligës Premier u kthye fuqishëm në pjesën e dytë, duke krijuar për të gjetur barazimin.

Ishte Diogo Jota që rrezikoi, por që nuk kishte gol, pasi topi qëlloi shtyllën.

Në minutën e 61-të u barazuan shifrat me Trent Alexander-Arnold që shënoi pas asistimit të Mohamed Salah për 2-2.

Aston Villa arriti të shënonte sërish në minutën e 83-të, me Jacob Ramsey, por goli u anulua për pozitë jashtë loje gjatë aksionit.

Edhe pas këtij barazimi, Liverpool mbetet lider me 61 pikë, ndërsa Aston Villa është e nënta me 39 pikë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci