Mesfushori kosovar, Florent Avdyli është rikthyer te ekipi i Teutës së Durrësit, pas aventurës së dështuar te Prishtina.
Lajmin e konfirmoi ekipi i Teutës me një postim në rrjetin social Facebook.
Avdyli ishte edhe më parë pjesë e Teutës, ekip me të cilin arriti të fitonte kampionatin, kupën dhe Super Kupën e Shqipërisë.
