Të fundit

Beçiragiqi e kualifikon Bosnjën në Eurobasket

Bosnje & Hercegovina është kualifikuar sonte në Eurobasketin 2025.

Ekipi boshnjak që drejtohet nga trajneri i Trepçës, e ka deklasuar Kombëtaren e Qipros me rezultat 108-62, në palestrën SKPC Mejdan të Tuzllës, për të vulosur kualifikimin e madh sonte.

Bosnja momentalisht ka 3 fitore e 2 humbje në grup, derisa ndeshjen e fundit e zhvillon ndaj Francës me 24 shkurt, por vetëm formalisht pasi e ka siguruar kalimin në Eurobasket.

Vlen të ceket se Bosnja ka një prej ekipeve me lojtarët ndoshta më të mirë në historinë e saj me yje si Jusuf Nurkiq e Dzanan Musa, por edhe Amar Alibegovic, Edin Atic, Miralem Halilovic, Aleksandar Lazic, Kenan Kamenjas etj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci