Të fundit

Arifi: Politika e jashtme e Kosovës “ka ngordhur”

Politikën e jashtme të vendit e ka quajtur “të ngordhur”, ish-diplomati kosvoar, Avni Arifi, në atë që e vlerësoi për “pasivitet” në dritën e kthesave të mëdha gjeopolitike me qendër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për Arifin pasivitet i tillë i diplomiacisë kosovare “nuk është parë as në vitet e 90’a”.

“Alarmant është pasiviteti i politikës së jashtme të Kosovës, veçanërisht që nga nëntori i vitit të kaluar.

Një pasivitet i tillë nuk është parë as në vitet ’90. E tëra është tërësisht e ngordhur, ndërsa fati i së ardhmes së Kosovës është vënë në numërimin e votave të diasporës, trafikimin e qenieve njerëzore (blerjen e deputetëve) dhe sabotimin e numërimit të votave. Këta janë “patriotët” e Kosovës sot në pushtet”, shkruan ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci