Të fundit

Raportuesi për Serbinë në PE komenton dështimin e takimit me Vuçiqin

Fajin që gjatë vizitës së tij në Beograd nuk nuk arriti të takohej më krerët më të lartë shtetërore, raportuesi i përhershëm i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, ia faturoi Aleksandar Vuçiqit.

“Vendimin që kontaktet e drejtpërdrejta me mua, në emër të pushtetit, të reduktohen ekskluzivisht në bisedime në Kuvendin Popullor dhe në Ministrinë për Integrime Evropiane e mori, natyrisht, presidenti Vuçiq, pasi vetëm ai vendos për lëvizje të tilla,” ka deklaruar Picula ai cili ishte në Serbi pasi në 20 shkurt në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ishte paraqitur draft-raporti, i cili u përball me kritika nga autoritetet serbe.

Vuçiq refuzoi të takohej me të dërguarin evropian, duke e cilësuar atë një “gënjeshtar”, e pas kësaj, takimin me Piculen e refuzoi edhe  kreu i grupit parlamentar “Aleksandar Vuçiq, Serbia nuk duhet të ndalet” në Kuvendin e Serbisë, Milenko Jovanov. Picula pretendon se qëndrimi negativ i qeverisë serbe ndaj draft-raportit për situatën në vend ishte promovuar që para mbërritjes së tij.  Gjatë qëndrimit të tij në Beograd ndodhi edhe një aksion policor në ambientet e disa organizatave joqeveritare. Zyrtari vlerësoi se misioni katërditor në kapacitetin e raportuesit të përhershëm të Parlamentit Evropian për Serbinë ka treguar se nuk do të jetë e mundur të kapërcehen lehtësisht dallimet në vlerësimet për situatën në vend mes tij dhe përfaqësuesve të pushtetit me të cilët nuk pati mundësinë të bisedojë.

“Ngjarjet më të rëndësishme në Serbi prej muajsh janë protestat masive të udhëhequra nga studentët, të cilët po bllokojnë institucionet arsimore. Protestat janë përhapur pothuajse në të gjithë vendin. Sipas mendimit tim, bëhet fjalë për një presion të përgjithshëm shoqëror mbi politikën, me qëllim çlirimin e institucioneve të shtetit nga gjithçka që i ka bllokuar për vite me radhë”, theksoi Picula.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci