Dy gurë varri janë dëmtuar në një varrezë në Vushtrri, ndërsa rasti është nën hetim nga Policia e Kosovës.
Sipas raportit policor, ankuesi, një mashkull kosovar, ka raportuar se gurët e varrezave të vëllezërve të tij janë dëmtuar më 4 mars 2025, rreth orës 11:00.
Deri më tani nuk ka të arrestuar në lidhje me rastin, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e tij dhe identifikimin e të dyshuarve.
