Liverpooli ka mposhtur Southamptonin me rezultat 3 me 1 për të vazhduar sigurt rrugën për titullin e Premier Ligës.
“Të kuqtë” u befasuan në fund të pjesës së parë kur pas një mosmarrëveshje mes Van Dijk dhe portierit Alisson realizoi Southamptoni.
Por në pjesën e dytë, Liverpooli u kthye furishëm me golat e Darwin Nunez dhe Mohamed Salah.
Me këtë fitore, Liverpooli tubon 70 pikë, 16 pikë më shumë se Arsenali që ka dy lojë më pak të zhvilluara.
