Të fundit

Petkoviq mobilizon Listën Serbe për mbështetje lëvizjes së Vuçiqit

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, në pamundësi të shkelë në Kosovë, i ka ftuar përfaqësuesit të Listës Serbe të shkojnë në Rashkë, qytetin serb pranë kufirit me Kosovën, për t’i marrë detyrat nga ai.

Petkoviqi në llogarinë e tij në “X” ka publikuar se ka biseduar me përfaqësuesit e Listës Serbe për mbështetjen për “Lëvizjen për Popullin dhe Shtetin”, themelimin e së cilës e ka paralajmëruar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Paparaci.

“Në takimin me “përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova” në Rashkë, analizuam situatën politike dhe të sigurisë në “krahinë”. Mbështetja e fuqishme e serbëve nga Kosova iu dha Lëvizjes së ardhshme për Popullin dhe Shtetin dhe presidentit Vuçiq, sepse vetëm një Serbi e fortë garanton mbijetesën e popullit tonë”, ka shkruar Petkoviq.

Përkujtojmë se Lista Serbe së fundmi ka përkrahur themelimin e kësaj lëvizjeje, duke guxuar të japë një mbështetje të tillë në emër të të gjithë serbëve të Kosovës.

“Lista Serbe, në emër të popullit serb nga Kosova dhe Metohia, përkrah themelimin e Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin, e cila duhet t’i bashkojë të gjithë patriotët që e vënë në rend të parë përparimin e Serbisë dhe të gjithë qytetarëve të saj”, kanë pretenduar në këtë parti në një komunikatë për media.

Pastaj i kanë ftuan të gjithë “patriotët e ndershëm serbë” që t’i bashkohen kësaj organizate politike./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci