Të fundit

Deputetët e rinj të PDK-së dhe LDK-së sot regjistrohen në Kuvend

Pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, ka nisur zyrtarisht procesi i konstituimit të legjislaturës së re.

Që nga e enjtja, në ambientet e Kuvendit të Kosovës ka filluar regjistrimi i deputetëve të rinj të zgjedhur, si një hap formal që i paraprin seancës konstituive.

Pas deputetëve të LVV-së, sot pritet të vazhdojë regjistrimi me përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Regjistrimi i deputetëve të koalicionit AAK-Nisma dhe përfaqësuesve të komuniteteve pakicë është planifikuar për ditën e hënë.

Ndryshe, seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet më 15 prill 2025.

Gjatë kësaj seance, përveç betimit të deputetëve, pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të formohen strukturat e para parlamentare.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci