Të fundit

Lavrov: Rusia dhe SHBA po diskutojnë projekte të përbashkëta

Uashingtoni dhe Moska po diskutojnë propozimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për projekte të përbashkëta dhe pala ruse nuk e ka refuzuar, tha sot ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në Forumin Diplomatik në Antalia.

“Ne duam të shohim se çfarë lloj projekti të përbashkët mund të shqyrtojmë dhe diskutojmë së bashku. Ishte një propozim amerikan. Ne kurrë nuk i kemi refuzuar propozimet për bashkëpunim në ekonomi, në zgjidhjen e konflikteve – kurrë”, tha Lavrov, sipas portalit rus RBK.

Ai tha se Rusia dhe SHBA po diskutojnë edhe marrëdhëniet dypalëshe, duke filluar me normalizimin e ambasadave.

“Administrata e mëparshme demokratike e SHBA-së, kur Barack Obama ishte president (2009-2017), filloi të dëbonte diplomatët rusë nga vendi dhe sekuestroi pesë prona diplomatike ruse”, tha Lavrov.

Ai gjithashtu vuri në dukje se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kinës nuk janë diskutuar gjatë kontakteve dypalëshe.

Raundi i fundit i negociatave mes Rusisë dhe SHBA-së u mbajt më 10 prill në Stamboll, ku të dyja palët diskutuan ndër të tjera për rinovimin e bashkëpunimit në një sërë fushash dhe normalizimin e marrëdhënieve diplomatike./euronews

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci