Gregg Popovich ka dhenë dorëheqje nga posti i trajnerit të San Antonio Spurs të premten, duke i dhenë fund karrierës së tij 30 vjeçare, gjatë të cilës fitoi pesë herë titullin e kampionit të NBA-së.
Përveç kësaj, ai është trajneri me më së shumti fitore në NBA dhe hyri në Sallën e të Famshmëve të Basketbollit.
“Pasioni dhe dashuria ime për lojën mbeten, por kam vendosur që t’i jap fund kohës si trajner”, ka thënë Popovich.
Ai do të mbetet president i ekipit.
Popovich, 76-vjeçar, mungoi në pesë ndeshje të këtij sezoni pasi pësoi sulm në zemër më 2 nëntor. Që prej asaj dite, ai nuk ka folur publikisht.
“U jam mirënjohës lojtarëve të mrekullueshëm, trajnerëve, stafit dhe fansave që më kanë lejuar t’u shërbej si kryetrajner i Spurs dhe jam i lumtur për mundësinë që të jem pjesë e organizatës, komunitetit dhe qytetit”, ka thënë trajneri legjendar.
Karriera e Popovichit përfundon me rekordin prej 1 mijë e 422 fitoreve dhe 869 humbjeve, përfshirë edhe 32 fitoret dhe 45 humbjet e këtij sezoni.
Ai ka fituar 170 ndeshje playoffi me Spurs, më shumë se çdo trajner tjetër.
