Të fundit

Nis mbledhja e PDK-së, diskutohet propozimi i LDK-së për qeveri tranzicionale

Mbledhja e Partisë Demokratike të Kosovës, e paralajmëruar sot edhe nga kryetari i kësaj partie Memli Krasniqi, ka nisur tashmë.

Në këtë mbledhje, siç ka deklaruar vetë Krasniqi sot pas dështimit të 12 të seancës konstituive të Kuvendit, do të diskutohet edhe propozimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës për krijimin një qeverie nacionale tranzitore.

“Ju e dini që s’i kam ikë asnjë takimi. Unë e kam takuar edhe Albin Kurtin. Normalisht që kolegët e ish-opozitës i takoj edhe më lehtë dhe edhe më me dëshirë”,  ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, propozoi të martën që të gjitha partitë të merren vesh për një qeveri gjithpërfshirëse të tranzicionit deri në zgjedhjen e presidentit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci