Të fundit

LDK dorëzon në ZRrE kërkesë për anulimin e shtrenjtimit të rrymës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar të hënën në Zyrat e Rregullatorit për Energji (ZRRE) kërkesën për anulim të vendimit për rritje të çmimit të energjisë elektrike.

LDK-ja tha se ka mbështetjen edhe të deputetëve të tjera për anulimin ose shtyrjen e vendimit për largimin e rreth 1300 bizneseve nga tregu i rregulluar i energjisë, duke shtuar se kërkojnë edhe anulimin e rritjes së çmimit.

LDK-ja tha se kjo kërkesë “është hap i domosdoshëm për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe të bizneseve në këtë kohë të ndjeshme”. Kjo parti kërkoi edhe zbatim të konsultimeve publike, dorëzim i analizës së plotë në Kuvend dhe zotim për të gjetur alternativa “që nuk rëndojnë qytetarët”.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci