Të fundit

Presidentja Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë

Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian më 16 maj do të mbledhë liderë nga i gjithë kontinenti në Tiranë të Shqipërisë.

Nga Kosova në këtë samit do të shkojë presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

“Sikurse në samitet paraprake, Presidentja Osmani e përfaqëson Kosovën në samitin e radhës së EPC-së, që mbahet të premten në Tiranë”, tha këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina.

Komuniteti Politik Europian sivjet mblidhet nën moton “Europa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.

Udhëheqësit do të takohen fillimisht në një seancë plenare kushtuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Europës.

Më pas do të zhvillohen tri tryeza të nivelit të lartë rreth temave të mëposhtme:

Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Europës, duke përfshirë luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës konkurrenca dhe siguria ekonomike, sfidat e lëvizshmërisë dhe fuqizimi i të rinjve.

BE-ja do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, i cili do të bashkëkryesojë takimin së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci