Të fundit

Ndërhyrja e Bislimit në Autoritetin e Konkurrencës, Bajrami: E dënueshme me ligj

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se është shkelje e ligjit ndërhyrja e Besnik Bislimit, zëvendëskryeministrit në detyrë, në Autoritetin e Konkurrencës së Kosovës, që ka kërkuar marrjen e masave ndaj disa kompanive, përfshirë edhe “Devolli Corporation”.

Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, ajo ka deklaruar se Autoriteti i Konkurrencës kishte refuzuar që të shkojë në Kuvendin e Kosovës për të raportuar, sipas saj, ata shkuan në Zyrën e Zëvendëskryeministrit dhe që sipas saj, kjo cenon pavarësinë e këtij institucioni.

“Sipas Ligjit për Autoritetin e Konkurrencës, autoriteti është agjenci e pavarur, për punën e vet i përgjigjet Kuvendit të Kosovës. Ndërkohë, pikërisht në këtë nen në një paragraf tjetër thotë që ndalohet ndërhyrja politike publike ose privatë që mundet me cënu pavarësinë apo paanshmërinë e autoritetin. Unë nuk befasohem nga veprimet e kësaj qeveri, i ke 17 ministra dhe një zëvendësministre në krye me kryeministrin çdo ditë janë në shkelje të nenit 72 të Kushtetutës së Kosovës”.

“Kështu që nuk me befason aspak çdo ndërhyrje, këto i kemi parë çdo ditë ajo që kam pasë një reagim për këtë ka qenë se vetëm një ditë përpara, se Autoriteti të shkojë në raportim në Zyrën e Zëvendëskryeministrit, kanë refuzuar që të vijnë në Kuvendin e Kosovës, institucion që ata i raportojnë sipas ligjit, kanë refuzuar të vijnë në emër të pavarësisë, këtë mund ta shifni edhe sot në faqen e tyre”.

“Vetëm dy ditë, do të thotë më 20 maj ata e kanë reagimin se refuzojnë të vijnë më 21 maj në Kuvend dhe më 22 maj shkojnë tek Zyra e Zëvendëskryeministrit, njëjtë ka vepruar edhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë se kinse ne e politizojmë çështjen. Ndërkohë që pikërisht është paraqitur në qeveri dhe ka raportuar në qeveri”, u shpreh Bajrami.

Bajrami pohoi kryetarja e AKK-së, Naime Binaku- Isufi, nuk e di se çfarë është ndërhyrje ndaj punës së Autoritetit, duke folur për deklarimin e saj se Bislimi u kishte thënë të vendosin masa ndaj disa kompanive.

“Ajo nuk e ka cilësuar si ndërhyrje, këta nuk e kanë as kapacitetin se çfarë është ndërhyrje dhe çka nuk është. Ajo thjesht edhe raportimin e ka bërë për shkak se komplet ka qenë në padije, ajo as nuk e konsideron se është ndërhyrje, nëse do ta kishte konsideruar ndërhyrje, ajo nuk do të kishte nevojë. Është e njëjta që ka refuzuar të flasë për konkurrencën në tregun e energjisë elektrike, dhe shkon dy ditë më pas në qeveri të flasin aty për vendosjen e çmimeve. Më lejoni të them diçka ndërhyrja e tillë është shkelje e ligjit, është e dënueshme me ligj dhe gjithçka tjetër. Këta e shkelin Kushtetutën, unë nuk befasohem se e shkelin ligjin në baza ditore, këta të gjitha këto i bëjnë duke u arsyetuar”, tha Bajrami.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci