Të fundit

Limaj s’ndryshon qëndrim për Haxhiun, harron edhe numrin e seancave: Sa u bënë?

Fatmir Limaj ka thënë se tre deputetët e Nismës Socialdemokrate nuk do të ndryshojnë qëndrim për Albulena Haxhiun, të propozuarën e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Limaj tha se beson që ekziston përkushtimi për ndërtimin e institucioneve, por u shpreh se gjatë dy ditëve të fundit nuk ka ndodhur asgjë e re në drejtim të një marrëveshje politike për konstituimin e Kuvendit.

“Përkushtimi besoj që është për të ndërtuar institucionet. Derisa nuk ka ndryshim të gjendjes, sjellja jonë në parlament do të jetë e njëjtë me atë që ka qenë deri më tani”, tha ai.

Kreu i Nismës harroi se sa ka shkuar numri i vazhdimit të seancës konstituive.

“Nuk besoj që ka ndodhur dje diçka e re.. sa janë ba.. 26, a sa? Tash e 26-të herë që po bëhet propozimi për kryetar. Ajo çka mund të them unë është: sido që të jetë, vendi duhet të ketë një shumicë parlamentare. Nisma e ka ofruar një mundësi për faktin se vendi duhet të ketë institucione, pavarësisht se si bëhen ato”, tha ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci