Të fundit

Cilat janë opsionet e Trumpit për përballjen me Iranin

Komentet e Donald Trumpit për konfliktin Izrael-Iran herë kanë qenë në përkrahje të bombardimeve Izraelite e herë duke distancuar veten prej tyre dhe krejt në fund përsëri i ka përkrahur.

Qasja e lëkundshme ka shtuar edhe më shumë pasiguri në kohën kur vetë luftimet janë përkeqësuar, shto këtu edhe largimin e shpejtë të Trumpit nga takimi i G7 në Kanada. Ai thjesht tha se kishte gjëra më të mëdha për t’u kthyer në Washington.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se largimi i tij kishte të bënte me atë që po ndodhë në Lindjen e Mesme, ndërkaq më vonë në rrjetet sociale tha se “nuk ka të bëjë asgjë me armëpushimin”.

Më herët, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kishte thënë se sulmet ishin koordinuar plotësisht me SHBA-në, shkruan BBC.

Por cilët janë hapat që është duke i menduar Trumpi dhe cilët janë opsionet e tij tani?

Përkrahja e presionit të Netanyahut dhe përkeqësimi i situatës

Kur raketat e Izraelit goditën Teheranin të enjten, Trumpi kërcënoi liderët e Iranit me sulme “edhe më brutale” nga aleati i tij Izraeli i pajisur me raketa amerikane.

E dimë objektivin kryesor të Trumpit. Ai thotë, si Netanyahu, se Irani nuk mund të ketë bombë bërthamore. Ndryshe prej kryeministrit izraelit, opsioni i preferuar i Trumpit është që këtë ta bëjë me marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit (kështu e pasqyron veten si negociator i klasit të parë).

Por ai nuk ka qenë i qëndrueshëm për mënyrën e arritjes deri këtu. Shpesh ka kërcënuar me përdorim të forcës, e herë me diplomaci.

Mbajtja e këtij drejtimi

Deri më tani, Trumpi ka përsëritur se SHBA-ja nuk është e përfshirë në sulmet e Izraelit.

Përkeqësimi i situatës vjen me rreziqe të shumta për trashëgiminë e Trumpit. Anijet amerikane dhe bateritë tokësore tashmë i kanë ndihmuar Izraelit në mbrojtje kundër raketave iraniane.

Këshilltarët e Trumpit mund t’i thonë që të ketë kujdes që të mos bëj diçka që do të intensifikonte sulmet e Izraelit ndaj Iranit edhe tani kur disa raketa iraniane po depërtojnë mbrojtjen Izrael-SHBA.

Tërheqja e Trumpit

Një prej faktorëve kyç të politikës në mendjen e Trumpit është përkrahja e brendshme.

Shumica e republikanëve në Kongres ende përkrahin Izraelin, përfshirë furnizimin me armatim. Mirëpo janë disa zëra në lëvizjen e tij “T’ia kthejmë namin Amerikës” që nuk përkrahin veprimet e Izraelit.

Shumë prej tyre janë të mendimit se SHBA-ja rrezikon të përfshihet në luftën e Lindjes së Mesme.

Edhe gazetari pro-Trumpit, Tucker Carlson ka kritikuar të premten duke thënë se pohimet e administratës për mospërfshirje nuk janë të vërteta dhe se SHBA-ja duhet të ndalë përkrahjen për Izraelin.

 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci