Qeveria izraelite ka konfirmuar raportimet se ka rënë dakord për një propozim armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, pas gati dy javësh konflikt të drejtpërdrejtë ushtarak me Iranin.
Në deklaratë, qeveria izraelite e falënderon presidentin amerikan Donald Trump për përkrahjen e tyre gjatë lufës.
“Izraeli falënderon Presidentin Trump dhe Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e tyre në mbrojtje dhe pjesëmarrjen e tyre në eliminimin e kërcënimit bërthamor iranian”, thuhet në deklaratë.
Deklarata vuri në dukje se Izraeli i arriti të gjitha objektivat e operacionit, duke hequr “kërcënimin e dyfishtë të menjëhershëm ekzistencial nga vetja – si në fushën bërthamore ashtu edhe në fushën e raketave balistike”.
Izraeli do t’i përgjigjet me forcë çdo shkeljeje të armëpushimit, shtoi qeveria.
“Në Operacionin ‘Rising Lion’, Shteti i Izraelit shënoi arritje të mëdha historike dhe e vendosi veten në të njëjtin nivel me fuqitë botërore”.
“Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për popullin e Izraelit dhe ushtarët e tij që hoqën dy kërcënimet ekzistenciale ndaj shtetit tonë dhe siguruan përjetësinë e Izraelit”, përfundon deklarata.
