Konflikti në Lindjen e Mesme u zgjerua para dy javësh kur Izraeli sulmoi edhe Republikën Islamike të Iranit.
Por Amerika edhe një herë dëshmoi se përse është “një dhe e vetmja në tokë”, siç tha edhe kryeministri izraelit.
Ky konflikt po përkeqësohej edhe më shumë deri të shtunën e para dy javëve kur presidenti amerikan Donald Trump dha urdhrin për sulme ajrore ndaj Iranit.
SHBA-ja kreu një prej sulmeve më të sofistikuara ajrore në vitet e fundit dhe për këtë përdori aeroplanët më të fuqishëm që ka në dispozicion: B2-shat.
Aeroplanët B2 janë të pakapshëm nga radarët me rreze infra të kuqe, akustik dhe elektromagnetik.
Një aeroplan i tillë që kushton hiq më pak se 2.1 miliardë dollarë dhe është më i shtrenjti në histori, mund të bartë raketa me peshë deri në 13 mijë kilogramë.
Izraeli provoi t’i shkatërronte qendrat bërthamore, por nuk e kishte raketën që do të mund të kryente punë për këto raste.
Këtë raketë e kishte SHBA-ja dhe u përdor në sulmin ndaj qendrës bërthamore në Fordow.
Raketa GBU 57 njihet edhe si “zhbiruese e bunkerëve”. Është një prej raketave më të fuqishme në arsenalin e SHBA-së.
Kjo raketë shpërthen pas gjashtë fazave:
Bomba lirohet nga fluturakja e famshme B-2 nga 12 kilometra lartësi mbi cakun.
Raketa funksionon pa motor, që i mundëson të fitojë shpejtësi të madhe teksa bie.
Me udhëzime të satelitit mundësohet drejtimi i bishtit të raketës
Për shkak të peshës së madhe fitohet masë e madhe e energjisë kinetike kur prek tokën
Kjo energji e shtyn raketën deri në 60 metra thellësi.
Në fund shpërthen eksplozivi prej 2 mijë e 400 kilogramëve.
Disa ditë pas këtij sulmi, Trumpi e paralajmëroi Ajetollahun Iranian se do të përballej me sulme edhe më të fuqishme në rast se tenton hakmarrjen ndaj SHBA-së.
Madje i dërgoi mesazh Khameneit se nuk e falënderoi që ia shpëtoi jetën.
